LAJMI I FUNDIT

Të gjithë të fiksuar pas De Zerbit, klauzola e trajnerit italian të Brighton

16:29 - 20.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roberto De Zerbi po i befason të gjithë. Trajneri italian ka bërë mirë në stolin e Brighton, teksa vjet kualifikoi skuadrën në një kompeticion evropian (Europa League) për herë të parë në historinë e klubit, ndërsa në këtë edicion, ekipi u rendit në mes të tabelës në Premier League.




Puna e teknikut italian ka rënë në sy nga të gjithë, aq sa De Zerbi është lidhur me një kalim në top klubet e mëdha për sezonin e ardhshëm.

Emrat e Bayern Munichut dhe Barcelonës janë në horizont, për momentin vetëm thashetheme, pa diçka konkrete. Megjithatë, Brighton janë të vetëdijshëm për mundësinë e humbjes së De Zerbit, i cili aktualisht është i fokusuar vetëm në të tashmen. Në kontratën e trajnerit italian ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë eurosh, e vlefshme si për klubet italiane ashtu edhe për ato të huaja. Kushdo që dëshiron të firmosë me “timonierin”, duhet t’ia paguajë këtë shumë Brighton-it, përpara se të arrijë marrëveshje me De Zerbin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.