BLUETOOTH

E prekur, Erjola Doçi kujton ditëlindjen e ish-partnerit që e kishte dhunuar! Reagon Jul Deda: Si mund ta mendosh prapë atë?!

10:33 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorja e Big Brother VIP, Erjola Doçi, ka përjetuar një moment emocional në shtëpi, pasi ka rikujtuar që ish-partneri i saj festonte sot ditëlindjen.




Moderatorja në linjën e jetës ka treguar se djali në fjalë e dhunonte vazhdimisht atë për shkak të xhelozisë.

Teksa e ka parë të prekur, Jul Deda e ka pyetur se çfarë po ndodhte, ndërsa i ka thënë “si mund ta kujtosh prap atë?!”

Aktori e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste.

“Edhe 100 çunit të huaj pra”– tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën.

Pjesë nga biseda:

Erjola: Ma kujton…

Juli: Mos qaj

Erjola: Ka ditëlindjen ai që e kam vënë te linja ime

Juli: Ë ai! Si mund ta kujtosh prap atë moj?! Sa vjeç bën ai?

Erjola: Nejse mosha

Juli: Nga mosha se marr vesh unë këtë histori. Të jetë një moshë e madhe rrëshqiti, po nejse ska asgjë

Erjola: Nuk është ndonjë gjë por sado…

Juli: Edhe 100 çunit të huaj pra (Juli qesh pastaj dyshja vazhdojnë të këndojnë)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.