Kronikë

Protesta te Bashkia e Tiranës, gjykata merr vendimin për 4 të arrestuarit

11:17 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës, ka marrë vendimin për 4 protestuesit të cilët u arrestuan pas protestës para Bashkisë së Tiranës.




Gjykata ka liruar nga qelia dy 18-vjeçarët Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj për përdorim të molotovit, si edhe shtetasin Franci Kaloshi, për ushtrim dhune ndaj efektivëve, dhe Artan Muçmata, duke i lënë në masqn detyrim paraqitje

Po ashtu, gjykata ka vendosur që 4 të arrestuarve, tu ndalohet pjesëmarrja në protesta.

Para togave të zeza, ata kanë denoncuar për mediat dhunën e ushtruar nga policia. Një prej tyre pohoi pas kafazit prej xhami se familja e tij ishte terrorizuar.

“Na kanë trajtuar me rripin e pantallonave. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen. Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.