Moderatori Meriton Mjekiqi dhe aktorja Egla Ceno, mesa duket kanë lënë pas inatet me tyre dhe kanë vallëzuar së bashku në oborrin e shtëpisë së “BBVIP”.
Ishte Meritoni ai që e ftoi aktoren për të kërcyer së bashku, ndërsa kjo e fundit pranoi me kënaqësi.
“Hajde të mësoj me vallëzu”– i tha Meritoni Eglës.
Ndonëse binte shi, kjo nuk i ka ndaluar dy banorët që të vallëzojnë së bashku nën ritmet e muzikës.
“Oooo, brezi i vjetër me brezin e ri”– tha Egla duke qeshur, teksa argëtohej me Meritonin.
Dyshja për një moment lanë pas debatet e shumta që kanë bërë gjatë qëndrimit në “BBV” dhe shijuan momentin, por nuk mudn të themi se sa mund të zgjas kjo paqe mes tyre.
View this post on Instagram
Shfaq Komentet (0)