BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Krist Aliaj kalon kohën në Tiranë, teksa dashurinë e jeton në Londër! Lidhja në distancë e ish-banorit të BBV

21:21 - 04.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që pas përfundimit të “Big Brother 2”, Krist Aliaj ka jetuar jetën e tij mes Tiranës, Brukselit dhe Londrës. Ish-finalisti ka qenë më i përqendruar në karrierën e tij si dhe në historinë e dashurisë.




Por duket se këtë moment ai ka preferuar që ta kalojë në Tiranë, ku edhe nuk i shpëtoi objektivit të paparacit tonë. Si gjithnjë, ai ka qenë i veshur me stilin e tij, ku ka një miksim mes trendit dhe stilit prej rokeri. Në këtë xhiro të tijën, në zemër të Tiranës ai ka qenë i vetëm.

Prej disa muajsh ai po jeton një histori të bukur dashurie, me vajzën e cila jeton dhe punon në Angli. Por duket se për shkak të angazhimeve, ajo nuk ka mundur të jetë me Kristin në Tiranë.

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, ka folur për lidhjen e tij të dashurisë, ku tha se është një marrëdhënie serioze e cila ka nisur në muajin korrik.

Kristi tha në emisionin ‘Rudina’ se lidhja e tyre është në distancë, pasi e dashura e tij jeton dhe studion në Londër. Ai shtoi se do të bashkohen së shpejti, ndërsa theksoi se po krijojnë njëri-tjetrin.

“Ajo është e botës së artit, po. Ajo është më shumë nga ana kuratoriale, ka qejf të shkruajë tekste. Ka qejf të mendojë, të kritikojë, të bëjë artin. Domethënë, është ana tjetër e medaljes. Ne tani kemi që në Korrik. U bë pak, ka kaluar shumë shpejt. Ajo vera njëherë, ishte kështu, e frikshme e shpejt. Edhe jemi në ‘long distance’ (marrëdhënie në distancë), jetojmë në dy qytete të ndryshme. Jeton në Londër. Jeton dhe studion në Londër. Se unë jam Kristi i Tiranës. Po, kur është lidhje me fondament të fortë edhe mbijeton. Jam shumë i bindur. Shiko, nuk është edhe gjetje, është edhe… ti e krijon njeriun tënd. E krijon me mundim, me biseda shumë intime, të thella. Kështu që ne po krijojmë njeriun e duhur”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.