Kryesore

Rama i përgjigjet drejtorit të emisionit “Report”: Po shtrembëroni një të vërtetë të vetme

10:01 - 25.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisionit “Report” në televizionin italian “RAI3” në lidhje me një investigim që është bërë për Shqipërinë, konkretisht për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në vendin tonë, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri.




Në përgjigje të Sigfrido Ranucci, Rama thote se “eshtë për të ardhur keq që nuk keni guximin të përballeni me arsyen shumë të thjeshtë të telefonatës sime me drejtorin tuaj”.

Kreu i qeverisë thekson se telefonata ishte vetëm për të sqaruar të vërtetën, pasi emisioni ‘Report’ pretendoi se sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të emisionit, por në fakt përgjigjet i kishin marrë brenda kohës së kërkuar.

“Është për të ardhur keq që nuk keni guximin të përballeni me arsyen shumë të thjeshtë të telefonatës sime me drejtorin tuaj, domethënë kërkesën për të sqaruar arsyen e një gënjeshtre të paraqitur jo një herë, por dy herë, jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, pra se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk i ishte përgjigjur kërkesës suaj për sqarim, e cila u shoqërua më pas me një gënjeshtër të tretë që mori formën e mohimit të dy të parave duke publikuar përgjigjet e marra vetëm në uebsajti i transmetimit, duke shtuar një të katërt mbi dokumentet gjyqësore që nuk ekzistojnë”, thuhet ne reagimin e Rames.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.