POLITIKË

Mblidhet PS dhe Kabineti Qeveritar, çfarë do diskutohet mes tyre

10:05 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet agjenda se çfarë do diskutohet nga Kryeministri Edi Rama së bashku me partinë e tij dhe ministrat e qeverisë.




Pika e parë ku do të mbështetet diskutimi është qeverisja dhe forcimi i saj, funksionimi i ligjit, korrupsioni dhe nisma ‘Shqipëria e 2030-ës’.

Pritet që të ketë mesazhe direkte për punën e ministrave, madje do të flasë edhe për kuadrin ligjor si dhe zbatimin e forcimin e tij.

Kujtojmë që PS ka hyrë në një proces riorganizimi prej muajsh, një proces ky i rëndësishëm për këtë forcë politike. PS kur bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare e nis procesin e riorganizimit më herët, që përfshin dhe riorganizim në bazë, atje ku mblidhet vota. Sakaq, në datën 10 dhe 11 qershor do të mbahet kongresi i PS ku do të zgjidhen delegatët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.