AKTUALITET

Dosja ‘Xibraka’/ Bardhi nga SPAK: Isha në cilësinë e personit që ka dijeni! Më pyetën nëse…

10:21 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi është paraqitur sot (24 maj) rreth orës 10:00 në Prokurorinë e Posaçme SPAK për dosjen Xibraka, për të cilin ai ka kërkuar riçeljen e fraksionit të pushuar.




Pas marrjes në pyetje për pak minuta, Bardhi u shpreh për mediat se sot ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Ai theksoi se ka rikonfirmuar të dhënat e denoncimit të tij dhe se ajo që ka kërkuar “është rihapja e këtij procedim, se ishte harruar, ndërkohë që persona të përfshire sipas gjykatës ishin cilësuar si të paidentifikuar dhe nuk kanë marrë përgjegjësinë.”

Bardhi: Siç jeni në dijeni ne 29 mars pas një denoncimi nga selia e PD, gjithçka kam denoncua mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit, Olsi Rama në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK. Jam njoftuar se pas informacionit nga ana ime, dosja është rihapur, ka rinisur hetimet për identifikimin e personave që ishin të paidentifikuar. Kam rikonfirmuar të dhënat e denoncimit tim. Seanca e marrjes në pyetje ishte nëse kisha gjë për të shtuar, isha në dijeni të personit që ka dijeni. Ajo që unë kam kërkuar është rihapja e këtij procedim, se ishte harruar, ndërkohë që persona të përfshire sipas gjykatës ishin cilësuar si të paidentifikuar dhe nuk kanë marrë përgjegjësinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.