![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një e moshuar 69 vjeç ka ndërruar jetë në Velipojë teksa po futej në det pasditen sotme.
Sipas uniformave blu dyshohet se 69 vjeçares D.M., ka pësuar atak kardiak duke u larë në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, duke tronditur familjarët e saj dhe pushuesit përreth.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qenë duke u larë në det në Velipojë.
Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shfaq Komentet (0)