Një tjetër rrjet prostitucioni është shkatërruar nga policia italiane, e cila drejtohet nga shtetas shqiptar. Frekuentimi i prostitutave ishte aktive sidomos në orët e mbrëmjes dhe natën në rrugën “Carlo III”, një rrugë e gjerë që kalon disa nga komunat e Casertas, duke përfunduar vetëm disa hapa nga Reggia di Caserta.
9 shqiptarët që drejtonin grupin e prostitucionit, u zbuluan më vonë nga policia e Marcianisë në afërsi të Napolit.
Ata dyshohet se janë tutorë të 15 vajzave të cilat prostituojnë në rrugën Avenue Charles III, bëjnë me dije mediat italiane.
Një gjë e tillë është verifikuar nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere që ka çuar sot në ekzekutimin e e urdhër-arresteve për 9 të hetuar, 5 me burg, 1 në arrest shtëpie, 2 detyrim paraqitje dhe për një tjetër ndalimin e banimit në provincën e Casertas.
Nga hetimi u zbulua një rrjet të madh të shfrytëzimit të prostitutave të kombësive të ndryshme, të paktën 15 femra të identifikuara.