![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka mbyllur “hesapet e vjetra” me drejtësinë. Prej disa muajsh, ai ndodhej në kërkim nga policia, për të shkak të publikimit të fotove me armë dhe substanca narkotike, çka bëri që ndaj tij të lëshohej një urdhër-arresti. Megjithatë, prokuroria e shtetit shqiptar ka vendosur që të pushojë çështjen ndaj tij, për shkak amnistie. Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë reperi, i cili në llogarinë e tij personale në Instagram, ka publikuar vendimin e prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.
Dhe sipas këtij vendimi Stresi ka përfituar nga ligji i 2016-ës “Për dhënie amnistie”, i cili hyri në fuqi më 14 janar të këtij viti.
Me vendimin e Gjykatës së Tiranës, i cili ka marrë formë të prerë më 7 tetor 2016, Stresi u dënua me burgim, por ndaj tij, u aplikua dënimi alternativ.
Referuar vendimit të Prokurorisë së Tiranës të 16 marsit 2017, përfundon dënimi ndaj Arkimed Lushaj.
Ja vendimi:
Ndërkohë që sot Stresi do të jetë në një koncert në Kosovë.