Kronikë

613 kg kokainë në Durrës, ja itinerari që ndiqte kamioni. Fillon me Kolumbinë dhe…

08:40 - 28.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar në hyrje të Portit të Durrësit.




Droga dyshohet se është e llojit kokainë dhe ishte e fshehur në një kamion i cili kishte si destinacion Italinë. Kamioni i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ku fshihej lënda narkotike, është ndaluar mbrëmë gjatë kontrollit të mjetit në magazinë. Kamioni me bana ishte porositur nga kompania “Arbri Garden”.

Mësohet, se sasia e dorgës së kapur është 613 kg, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por në dëshminë e tij ai ka mohuar të kishte dijeni se po transportonte kokainë.

Ndalimi i kamionit erdhi pas sinjalizimeve nga vendet e huaja si Gjermani, Spanja dhe Holanda, pasi droga e kapur në Durrës kishte mbërritur nga Kolumbia për tu shpërndarë më pas në Europë.

Bëhet e ditur se lënda narkotike kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë, ndërsa itinerari që ndiqte sasia e drogës ishte Kolumbi-Itali-Maltë-Durrës.

Policia ka shoqëruar të gjithë puntorë e kompanisë të cilët dyshohen si bashkëpuntorë dhe që kanë ndihmuar drejtuesin e kamionit të fsheh sasinë e kokainës.

Sekuestrimi sasisë së madhe të kokainës në Durrës po hetohet nga Krimet e Rënda, ndërsa po punohet dhe për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikantëve, i cili nis nga Kolumbia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.