Kronikë

60-vjeçarit i marrin motorin dhe çantën me para, zhduken grabitësit

16:06 - 02.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 60-vjeçar nga Tirana ka rënë pre e grabitjes nga dy persona, të cilët i kanë marr me forcë motorin, ku gjithashtu ndodhej dhe një çantë me një shumë parash.




Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi Manastirit”, policia ka bërë të mundur gjetjen e motorit pak momente më vonë, por në të nuk ndodhej çanta me para.

Dyshohet se autorët qëndrojnë të fshehur në zonën ku u gjete motori, policia po punon për identifikimin dhe kapje e tyre.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.03.2018, rreth orës 08:40, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi Manastirit”, dy persona të paidentifikuar,  me forcë i kanë marrë shtetasit A.T vjeç 60 motorin, brenda të cilit kishte një çantë dore me një shumë lekësh. Pak minuta më vonë Policia ka gjetur motorin e braktisur.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.