Kronikë

Konflikt me bashkëjetuesen, i riu djegë me benzinë derën e banesës dhe i dhunon të motrën

18:55 - 04.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 21-vjeçar nga fshati Velmish në Fier është në kërkim nga polica pasi ka pasi ka shkuar në banesën e babait të bashkëjetuese dhe ka djegur derën me benzinë.




Pas ndërhyrjeve të familjarëve për shuarjen e zjarrit, i riu ka dhunuar gjithashtu dhe motrën 19-vjeçare të bashkëjetueses. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit i cili ka bërë që R.T të merrte një akt të tillë.

Policia ka shkuar në banesën ku ndodhi ngjarja dhe po bën verifikimet e nevojshme për kapjen e tij, i cili menjëherë pas sherrit me familjarët e bashkëjetueses është larguar për të mos u kapur nga policia.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.T, vjeç 21 banues në fshatin Velmish, pasi më datë 02.03.2018, në fshatin Marinzë, ka djegur me benzinë derën e banesës të shtetasit G.RR vjeç 43 (babi i bashkëjetueses) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës, shtetases L.RR vjeç 19. Punohet për kapjen e R.T. Nenet 151 e 130/a të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.