Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, kush është shqiptari që shfrytëzoi 14-vjeçaren në Greqi

17:52 - 05.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup kriminal i cili përbëhej dhe nga shqiptarë është shkatërruar nga policia greke. Ky grup shfrytëzonte vajzat për prostitucion, ndërsa 5 anëtarë të tij kanë rënë në pranga, mes të cilëve 2 janë shqiptarë.




Shqiptarët janë Romeo Blido 24 vjeç nga Fieri dhe Eraldi Cura 23 vjeç, mësohet se Blido është dhe koka e bandës. Sipas hetimeve vajzat që rekrutoheshin ishin kryesisht nga Shqipëria dhe Rumania, të cilat më pas i shfrytëzonte seksualisht.

Anëtarët e grupit nisnin kontaktet me vajzat përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook. Aty i joshnin dhe më pas vendosnin të takoheshin me pretendimin se kërkonin lidhje dashurore me to. Përmes metodave mashtruese dhe duke u dhënë përfitime monetare, më pas i përdonin si prostituta dhe i shfrytëzonin seksualisht. Në rrjetën e Romeos shqiptar ra dhe një vajzë 14-vjeçare bullgare. Skema ishte e njëjtë. Rekrutim nga rrjetet sociale përmes internetit. 14-vjeçarja pasi ishte takuar me Romeon, ishte detyruar prej tij që të merrte pjesë edhe në orgji me 10-15 persona.

Banda kryesisht ushtronte veprimtarinë e tij në lagjen Kalitheas të Athinës. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 63.830 Euro, 6 makina, 3 kompjuterë, 96 celularë dhe blloqe me shënime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.