Kronikë

4 persona po kthehen në makthin e policisë, vjedhin pas orës 3:00 dhe synim kanë kasafortat

13:51 - 06.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dorjana Bezat – Grabitjet me armë zjarri gjunjëzojnë Shqipërinë. Vetëm javën e fundit pothuajse në të gjitha qarqet e vendit kanë rënë pre e grabitjes pika të shkëmbimit valutor, biznese dhe banesa. Një grup prej të paktën 4 personash po kthehen në tmerrin e policisë, pasi kanë kryer grabitje të njëpasnjëshme në zona të ndryshme të Tiranës Fushë-Krujës dhe Lezhës. Megjithëse janë fiksuar nga kamerat e sigurisë nuk janë identifikuar nga policia.




Gazeta Shqiptare ka mundur të sigurojë një video, ku ky grup kryen një grabitje marketi në zonën e Kamzës. 4 personat hapin me levë hekuri derën e jashtme e më pas depërtojnë në pjesën e brendshme të tij duke kontrolluar për kasafortë. 4 personat janë të pajisur me maska dhe doreza dhe janë të veshur trashë në mënyrë që të mos u shquhen karakteristika të trupit të tyre.

 

Burime nga policia bënë të ditur se po i njëjti grup ka kryer edhe grabitje në zonën e Unazës së Re në një dyqan ku morën kasafortën, tentuan të grabisin një filial banke në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. I njëjti grup dyshohet të ketë kryer grabitje në Fushë-Krujë dhe në Lezhë.

Ky grup kryen grabitje rreth orës 3:00 të natës dhe fokusi i tyre janë kasafortat. Të gjithë pjesëtarët e grupit lëvizin me të njëjtin mjet, të cilin e ndërrojnë pas çdo ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.