Kronikë

Prapaskenat për kontenierin me kokainë, “njerëz të fuqishëm” fshihen pas

16:45 - 06.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 12 persona të tjerë dyshohet se fshihen pas sasisë rekord të kokainës së bllokuar nga autoritetet shqiptare. Mes tyre, ka dyshime se janë edhe njerëz të fuqishëm. Në këtë konkluzion ka arritur organi i akuzës pas hetimeve që janë bërë, deri tani.




Veç mbërritjes së DEA-s, prokuroria për Krimet e Rënda i ka dërguar një letërporosi Prokurorisë së Livornos për drogën e sekuestruar prej 613 kilogramë kokainë, në Portin e Durrësit.

Mësohet se autoritetet shqiptare duan të dinë praktiken e ndjekur gjatë kontrollit në kontenierin, ku u gjet drogë, në portin e Livornos.

Vetë prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka thënë se autoritetet italiane kishin sinjalizuar më herët për praninë e një kontenieri me kokainë dhe se porositësi ishte, Arbër Çekaj. Ky sinjalizim kishte mbërritur në fund të muajit Janar në organin e akuzës.

Po ashtu ka dyshime se dokumentacioni i paraqitur nga kompania “Arbri Garden” në doganën shqiptare dyshohet se ishte i falsifikuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontenierit, ku fshihej sasia 613 kilogramë kokaine.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.