AKTUALITET

Detajet/ Kapen 650 kg kanabis gati për në Greqi. Arrestohen babë e bir

22:23 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar rreth 650 kg kanabis sativa dhe vënë në pranga babë  bir.




Sipas të dhënave, mësohet se sasia e madhe e drogës u zbulua në fshatin Fushë-Dukaj të Tepelenës, në banesën e Delo Kordhos.

Rreth 100 kg u gjet e ambalazhuar dhe dyshohej se do të trafikohej për në Greqi, ndërsa pjesa tejtër ishte gati për paketim dhe po ashtu për t’u nisur drejt Greqisë.

Për këtë arsye, u arrestuan në flagrancë babë e bir, Delo dhe Zeman Kordho si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i familjes, D.Kordho.

Policia në të njëjtën kohë po heton lidhur me personat e tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Aksioni vjen në një kohë kur gjatë ditës së sotme Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte për më shumë se 2 orë në zyrën ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.