Ajo është një prej spikereve më të njohura për publikun shqiptar. Fjala është për Senada Jahon, të cilën prej vitesh e shohim në ekranin e News24.
Por vetët spikerja, ka rrëfyer se televizioni nuk ka qenë profesioni i saj i parë. Madje kur është njohur me ekranin, ka hequr dorë nga puna e mëparshme që bënte si kuruese imazhi.
“16 vjet kam jetuar në Romë. Eksperienca ime e parë në televizion ishte në televizionin ‘Klan’ dhe kam punuar si kuruese imazhi. Pak nga pak fillova të integrohesha në Shqipëri dhe provova veten në ekran. Nuk më pëlqente ekrani, nuk e kisha menduar kurrë, por ishte momenti, më provuan dhe thashë pse jo. Tani është bërë dashuria ime. Me modën nuk angazhohem më. Nëse do jetoja në Itali ndoshta me atë profesion do të merresha.”, ka thënë Senada e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”.