Kronikë

Sherr me vëllain, arrestohet 38-vjeçari i armatosur

17:31 - 01.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia  e Cërrikut ka parandaluar  përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy vëllezërve, ku mund të përdorej arma e zjarrit.




Në pranga ka përfunduar Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj,  i cili në momentin që ka mbritur policia ka hedhur  nga dritarja e banesës armën e zjarrit.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas marrjes së një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.

Mbi të arrestuarin rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesedhe i municionit” dhe  “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.