![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ishte DEA ajo që prej kohësh i kishte nën vëzhgim. Dhe kur bënë lëvizjen e madhe, autoritetet kolumbiane dhe ato spanjolle ndërhynë.
Bëhet fjalë për arrestimin e bosit laçian në Spanjë, dhe një tjetër shqiptari. 41-vjeçari Arjan Ndoci nga Laçi i arrestua nën identitetin Dritan Gradica. Veç këtij emri ai përdorte dhe disa emra të tjerë: Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni. Po ashtu në pranga ra dhe 35-vjeçari Julian Deblini, nga Lezha.
LEXO EDHE: Bosi laçian u kap me 1 ton kokainë në Spanjë, policia i bllokon 5 mln euro pasuri
Ishte data 30 prill kur në mediat ndërkombëtare do të jepej lajmi për suksesin e arritur nga DEA dhe EUROPOL për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine, plot 1 ton.
Droga kalohej nga Kolumbia në Spanjë në valixhe të mëdha të zeza, nën maskimin e shërbimeve të një kompanie që merrej me transport. Hetuesit në atë kohë arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë.
Pas ndërhyrjes u arrit të sekuestroheshin 790 pako, që përmbanin një ton kokainë, dhe shumën marramendëse të parave 1.5 milionë euro, që mbaheshin në një valixhe si pagesë për transportin e drogës.
![Foto: Arjan Ndoci dhe Julian Deblini, dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë më 30 Prill 2018](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2018/09/arjan-ndoci-933x445.jpg)
Operacioni kulmoi në Madrid me arrestimin e dy shqiptarëve, përgjegjësi kryesor dhe njeriu i tij i besuar, si dhe dy spanjollë të skeduar në polici, të cilët ishin ngarkuar me detyrën e logjistikës, mbledhjen dhe transportimin e drogës. Në pranga ka përfunduar edhe kreu i grupit, që furnizonte lëndën narkotike në Kolumbi.
Çfarë raportonte EUROPOL
“Ky rrjet kriminal që vjen nga vendet e Evropës Lindore karakterizohet nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën. Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”