Kronikë

Pasi bëri tre muaj burg në Turqi, skafisti i Met Kananit kapet në Vlorë

17:49 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi bëri tre muaj burg në Turqi, një nga njerëzit e afërt të Met Kananit është arrestuar nga policia e Vlorës. Zyrtarisht policia e qytetit bregdetar do të njoftonte këtë të enjte se në pranga ka vënë 32-vjeçarin Besmir Lupi.




Ai ka qenë në rolin e skafistit në grupin kriminal të drejtuar nga Met Kanani, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Met Kanani, “Escobari shqiptar” dhe lidhjet e tij me politikën

Por ajo që të bën përshtypje është fakti se si 32-vjeçari Besmir Lupi është futur në territorin e Shqipërisë, ndërsa ishte në kërkim? Përgjigje në lidhje më këtë fakt duhet t’i jap policia, e deri atëherë duhet vetëm të presim.

Menjëherë pas arrestimit të Met Kananit në Turqi, autoritete shqiptare dolën në deklaratë dhe njoftuan përfundimin e operacionit të koduar “Preçizioni”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.