Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, ku ka mbetur i plagosur një 11-vjeçar.
Mjeti tip “Skoda”, drejtohej nga A.Xh, 33 vjeç, i cili pasi aksidentoi të miturin e transportoi atë për në spitalin e Fierit.
Për shkak të plagëve të rënda i mituri u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidnetit.
Shfaq Komentet (0)