Kronikë

Çfarë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës? Policia ndalon dy drejtues mjetesh, ja për çfarë akuzohen

08:30 - 16.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy drejtues mjetesh janë kapur nga policia duke ecur me shpejtësi marramendëse, të cilët mund të kishte pasoja fatale. Një shofer në aksin Tiranë-Durrës, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 194 km në orë, ndërsa një tjetër me 174 km në orë.




Policia Rrugore përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se rasti i parë ishte ai i një 24-vjeçari që drejtonte një ‘Audi’, ndërsa rasti i dytë i përkiste një 37 vjeçari nga Lezha që drejtonte një BMË.

Njoftimi i policisë

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres.

24 vjeçari me Audi me 194 km/h. E pa pranueshme. Papërgjegjshmëri ndaj jetës.

Destinacioni????

-Edhe pse Policia Rrugore e Tiranes ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale Radar e Drager , edhe pse gjate fundjavave janë gjobitur shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara përsëri ka drejtues mjetesh qe rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si avionë.

37 vjeçari nga Lezha me BMË me 174 km/h.

Destinacioni

Mos shpejtoni te dergoni patenten ne banese por ecni ngadale qe te shkoni ju bashke me patenten se familja ju pret.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.