Një klinik dentare është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Laprakë. Klinika është në pronësi të stomatologut Besian Tusha.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi në vendngjarje janë gjetur gjurmë gjaku, gjë që tregon se autori është lënduar kur ka thyer derën e klinikës ku u vu zjarri.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person i cili dyshohet si autori i ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.09.2018, rreth orës 23:00, në Laprakë, në rrugën “Dritan Hoxha”në një klinik dentare në pronësi të shtetasit B. T., ka rënë zjarr, ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.
Shfaq Komentet (0)