Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi iu sekuestruan një sasi prej 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Në pranga përfunduan Alment Bakullati, 27 vjeç si dhe Klement Domeri, 35 vjeç, të dy banues në fshatin Shalë, Konispol.
Lënda narkotike u sekuestrua nga policia gjatë një operacioni antidrogë i koduar “Piramida”. Policia lokale bën me dije se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit grek pranë vendit të quajtur.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.