AKTUALITET

Atentati/ Vajzat që shoqëronin 2 viktimat: Bëmë shaka në kafe me Ervinin e Juxhinin

21:51 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Klodjana HAXHIAJ

 

2 viktimat e atentatit në Sukth të Durrësit, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti kanë qenë në shoqërinë e dy vajzave pak minuta para se të mbeteshin të vrarë nga breshëritë e kallashnikovëve. Prokuroria ka identifikuar vajzat dhe ka marrë nëpyetje dy vajzat që jetojnë në Tiranë

Sipas vajzave ata janë takuara me Dautajn dhe Dalipajn, në një kafe afër një pikë karburanti në autostradë, ku kanë qëndruar rreth 40 minuta. Vajzat më tej janë shprehu se nuk ishin në dijeni të atentatit dhe se ngjarje e kanë marrë vesh nga rrjetet sociale.  Burimet e prokurorisë saktësuan për GSH.al se të dyja janë nga Tirana të moshës 23 e 24 vjeçe, dhe kanë pohuar se njihnin vetëm Jurxhin Dautin.

Në dëshminë e dhënë vajzat kanë pohuar se nuk kishin njohuri mbi aktivitetin e djemve dhe ish-policin nuk e njihnin fare. Ato thanë se ishin shumë të tronditura për atë që mësuan ndërkohë që sapo ishin ndarë nga dy djemtë. Vajzat që ishin edhe personat e fundit me të cilën folën dy viktimat e atentatit, thanë se ishin njohur në Tiranë me Juxhinin. Ato thanë se nuk kishin vënë re asnjë shqetësim tek dy djemtë me të cilët pinë kafe dhe bënë shaka me njëri-tjetrin.

GSH.al

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.