AKTUALITET

Balili pret vizitat e para në drejtorinë e Policisë

15:55 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klement Balili, i njohur ndryshe si “Escobari i Ballkanit” ka pritur vizitat e para, teksa qëndron i izoluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.  Paraditen e së mërkurës, 45-vjeçari është vizituar nga familjarët e tij. Makina tip “Benz” që shoqëroi Balilin ditën që ai u dorëzua në polici qëndroi e parkuar përballë Drejtorisë së Policisë të kryeqytetit për më shumë se 30 minuta.




I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, pritet të dalë të enjten në orën 14:00 përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të verifikohet masa e sigurisë. Pas verifikimit të masës së sigurisë, pritet që Balili të transferohet drejt ambienteve të paraburgimit në Tiranë.

Më herët ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg, në mungesë. Dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Prokuroria ka ngritur akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal, refuzim për deklarim të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.