Prej më shumë se një jave, Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle janë bërë prindër për herë të parë me vogëlushin e tyre Archie.
Por, vetëm sot, Princ William dhe bashkëshortja e tij dukesha Kate Middleton e kanë parë nipin e vogël.
Media e huaja kanë zbuluar se çifti e kanë takuar të voglin Archie në një vizitë në shtëpinë e Harry dhe Meghan, një vizitë është cilësuar se tejet private dhe larg mediave.
William dhe Kate nuk ishin të shoqëruar nga fëmijët e tyre, të cilët do e takojnë kushëririn e vogël në një moment të dytë.
Vogëlushin Archie e ka vizituar më herët edhe motra e Princeshë Dianës, Jane Fellowes, tezja e Princ Harry dhe William.
Gjithashtu, Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall do të takojnë vogëlushin Archie.
Padushim, kjo është një javë vizitash në shtëpinë e Princ Harry dhe Meghan, të cilët janë shprehur të lumtur me ardhjen në jetë të djalit të tyre.