AKTUALITET

Video/ Nga maxhoranca e opozita, ja deputetët e rinj që u betuan sot në Kuvend

11:12 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshe nga seancat e mëparshme, sot janë në parlament, deputetë si nga opozita dhe mazhoranca. Përveç deputetëve që kanë marrë mandatin pasi opozita u largua nga parlamenti, deputetë nga maxhoranca kanë marrë mandatin e atyre që do të kandidojnë në zgjedhje lokale.




Nga radhët e opozitës, janë Halil Valteri ,Selami Jenisheri, Besnik Troplini të dalë nga listat e PD në zgjedhjet e 2017, e që pranuan mandatin e deputetët pas vendimit të opozitës së bashkuar për të dalë jashtë parlamentit.

Gjithashtu nga radhët e LSI-së, bën betimin si deputet Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Suzana Topi.

Ndërkohë zgjedhjet vendore, kanë nxjerrë jashtë parlamentit 4 deputetë socialistë, të cilët do të garojnë në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Kështu në seancë plenarë morën zyrtarisht mandatin duke kryer  betimin, Eljo Hysko i cili merr mandatin e Rakip Sulit që kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku zë vendin e  lënë bosh nga  Pjerin Ndreu, të cilit PS i ka besuar Bashkinë e Lezhës.

Po ashtu si deputet i ri në Kuvend u betua sot edhe Florenc Spaho i cili merr mandatin e Nuri Belbës që kandidon në Përrenjas, si edhe Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit, i cili më 30 qershor do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.