AKTUALITET

Ministria e përgënjeshtroi për aksidentin e truprojës, reagon Berisha: Lajmi kishte 48 orë në media

14:09 - 15.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi Ministria e Brendshme reagoi lidhur me mesazhin e Berishës, se një truprojë e Ramës kishte humbur jetën, ka reaguar sërish ish-kryeministri.




Nëpërmjet një statusi, Berisha bën me dije se e publikoi mesazhin, pasi lajmi kishte 48 orë që qarkullonte nëpër media, megjithatë ndjente kënaqësi që nuk kishte jetë të humbura.

Statusi i Berishës

Reagim!

lidhur me nje deklerate te Gjeneral Kanabisit dhe Narkodrejtorit Geron Balili, sqaroj sa vijon:

Lajmi per aksidentimin dhe plagosjen e badiguardeve te Edvin Kristaq Krimit ka mbi 48 ore qe qarkullon ne mediat e shumta dhe rrjetet siciale. Ndaj ketij lajmi Vasal Kimiku dhe Geron Velia, qe mbushin cdo dite ekranet dhe valet televizive me shpifje ndaj opozites, nuk thane asnje fjale, asnje pergenjeshtrim.

Pikerisht per shkak te kesaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kerkesen drejtuar gazetareve qe te ndermarrin ndonje hetim per verifikimin e lajmit te kobshem.

Duke shprehur kenaqesine qe nuk ka jete te humbura, denoj me ashpersine me te madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve te mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Balili .

Une gjithashtu denoj ashpersisht perdorimin çnjerezor te badiguardeve njelloj si diktatori Kim Il Jung nga Edvin Kristaq Krimi! sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.