AKTUALITET

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Meta kërkon të merren masa për sigurinë në burgje

17:27 - 19.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në cilësinë e Kryetarit për Sigurinë  Kombëtare, Presidenti i Republikës i ka kërkuar informacion drejtorisë së buregjeve rreth sigurisë së institucio0neve të vuajtjes së dënimit.




Duke vlerësuar situatën e tensionuar në vend, kreu i shtetit i ka dërguar një letër drejtorit të burgjeve Agim Ismailit, ku i kërkon të merren masa mbi sigurinë në burgje.

Nuk dihet se cilat janë informacionet që disponon Ilir Meta, që është shtyrë të dërgojë këtë letër, ndërsa gjatë këtyre ditëve të tensionuara nuk është hasur ndonjë problematikë që lidhet me burgjet.

Kujtojmë që prej dy ditësh ka pasur tensione dhe përplasje mes Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake në disa qytete ku Bashkitë drejtohen nga e djathta.

Me urdhër të kryebashkiakëve të djathtë, policët bashkiakë nuk lejojnë futjen e materialeve zgjedhore në KZAZ-të e ngritura për zgjedhejt e 30 qershorit, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit është vënë në ruajtje të materialeve zgjedhore dhe është e gatshme të mos i lëvizë ato që aty, duke zbatuar kështu vendimin e KQZ-së për të mos e njohur dekretin e Presidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.