Gazetari i njohur Denis Dyrnjaja ka denoncuar nje shembull indiference te autoriteteve per nje rast te nje personi pa shenja jete ne Tirane. Dyrnjaja ka dhene alarmin ne rrjetet sociale.
“Një djalë i ri qëndron prej më shumë se 30 minutash shtrirë në rrugë. Njerëzit kalonin dhe thjeshtë e shikonin. Pasi e pikasa njoftova policinë që mbërriti pas 7 minutash. Ambulanca ende kur po kalon gjysmë ore. Policët thjeshtë janë duke ndenjur aty pasi bënë një këqyrje të personit i cili nuk jep shenja jete fare edhe pasi ata tentuan ta lëvizin. Duket që është një situatë komplet e paqartë dhe në ç’rrethana ende personi në gjendje “shoku” nuk po merr ndihmën e parë”, shkruan Denis Dyrnjaja ne faqen e tij ne rrjetet sociale.
Shfaq Komentet (0)