AKTUALITET

Nuk dorëzohet Prokuroria: Do apelojmë vendimin për Tahirin

12:22 - 20.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Do ta apelojmë vendimin”, është ky reagimi i parë i Prokurorisë pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila i quajti të pabazuara akuzat e tri prokurorëve për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka ardhur reagimi i parë nga prokuroria.  “Ankimimi i vendimit është detyrim ligjor. Javën e ardhshme do të bëjmë apelimin.”-bëjnë me dije burime nga prokuroria.




Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.