“Do ta apelojmë vendimin”, është ky reagimi i parë i Prokurorisë pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila i quajti të pabazuara akuzat e tri prokurorëve për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka ardhur reagimi i parë nga prokuroria. “Ankimimi i vendimit është detyrim ligjor. Javën e ardhshme do të bëjmë apelimin.”-bëjnë me dije burime nga prokuroria.
Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.
Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.