![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Merkel si burrёshtetase. Thunberg del jashtё kontrollit e revoltuar dhe me lotё nё sy. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-sё: me tone pajtimi. Trump: duartroket dhe ikёn. Nё samitin e klimёs pёrplasen botё tё ndryshme. Kur Angela Merkel doli nё pult, emocionet nё sallё sёrish janё zbehur. Xhaketё e kaltёr nё sfond tё kaltёr. Me seriozitet ajo e ka kuptuar shpёrthimin e indinjatёs, dёshmitare e sё cilёs u bё edhe kancelarja nё kёto momente. “Ne e kemi dёgjuar alarmin e zgjimit nga tё rinjtё”, e nis fjalimin Merkel duke lexuar manuskriptin qё ka pёpara. Ajo nuk e pёrmend me emёr Greta Thunberg. E si rrjedhojё zёdhёnёsi i qeverisё, Steffen Seibert me nxitim publikoi njё fotografi nё Twitter, qё tregon kancelaren me vajzёn e re suedeze.
*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht