Aktorja e humorit dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, ku zbuloi detaje nga jeta personale.
Ndër të tjera, Rudina ka folur dhe për ish-bashkëshortin, Aleksin për të cilin u shoreh se është baba i mrekullueshëm dhe që ia do të mirën. Pas ndarjes, dyshja mbeten miq dhe ruajnë respekt për njëri-tjetrin, dhe në këtë ka ndikuar dhe vajza e tyre, Viktoria.
“Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq”. është shprehur moderatorja.
Rudina ka zbuluar dhe arsyen e ndarjes nga ish partneri, duke treguar se ndaluan së funksionuari si cift dhe më pas të dy vendosën t’i jepnin fund martesës, gjithmonë duke ruajtur raporte të mira.