Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga detyra e tij në momentin që aktakuza nga Gjykata Speciale do të konfirmohet. Në komunikimin e sotëm me qytetarët Thaçi paralajmëroi se me drejtësinë nuk do të përballet nga zyra e tij.
Ai theksoi se nuk do të lejojë që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian
Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Një shtet evropian e një shoqëri multi-etnike. I them edhe një herë JO hakmarrjes dhe PO tolerancës ndëretnike. Vetëm duke ndërtuar demokracinë qytetare ndërtojmë të ardhme euroatlantike”, deklaroi Thaçi.