POLITIKË

Rama: Fletërrufeja ka goditur shumë më larg dhe shumë më thellë se në ballin e Thaçit e Veselit

15:21 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë bëri me dije se nuk ishte aty për të bërë avokatin e Hashim Thaçit apo të Kadri Veselit, të akuzuar për krime lufte, por për shkak se me ngritje ne asaj aktakuze u qëllua thellë drejtimi i UCK-së, ushtria që luftoi për liri në Kosovë.




Duke iu drejtuar politikanëve dhe popullit që mund të mendojë ndryshe, Rama tha:

“Cdo përpjekje për vetëpërmbajt, e kam me njerëzit në radhë të parë, që kanë qenë objekt i një sulmi barbar për spastrim etnik, që kanë janë nxjerrë me forcë nga këtu, që pastaj u ndanë në parti e rryma të ndryshme, se politika shqiptare nuk është shembulli më i mirë për të dhënë shembull edukate, sot duhet vetëpërmbajtje dhe të kuptohet se ajo fletërrufe ka goditur shumë më larg dhe shumë më thellë se sa balli i Thaçit dhe Veselit. Bëhet fjalë për drejtimin e UCK dhe përpjekjen për të vendosur nën akuzë UCK si të ishte ushtri e rregullt agresorësh që vinin nga Beogradi.

Ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Thaçit e Veselit, as t’ju qëndrojmë pranë moralisht dy njerëzve që janë edhe figura institucionale, por mbi të gjitha edhe kreu i shtetit. Kemi ardhur se jemi në një moment kritik që mund të ketë konsekuenca të rënda për Kosovën, nëse nuk ndajmë qartë drejtësinë dhe padrejtësinë. Reagimi im, në Kuvendin e Shqipërisë dhe ardhja ime këtu nuk nënkupton asnjë lloj përpjekje apo mendimi për të vënë pikëpyetje domosdoshmërinë e ballafaqimit me drejtësinë, për ato çështje që janë subjekt i saj dhe që e kanë marrë mbështetjen e Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale. Ardhja dhe qëndrimi im lidhet me padrejtësinë. Për mua ajo komunikatë që lajmëroi botën mbarë se pritet të vijë një aktakuzë e paformalizuar nga gjykata, përbën jo vetëm shkelje flagrante të cdo praktike të drejtësisë ndërkombëtare por akt brutal ndaj gjithë Kosovës”,- tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.