AKTUALITET

Sëmurët Klement Balili, shtrohet në spitalin e burgut, kush janë të dënuarit e tjerë VIP që gjenden në spital

17:11 - 02.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klement Balili shtrohet në spital pas rëndimit të gjendjes shëndetësore për shkak të grevës së urisë. Balili i njohur ndryshe dhe si “Eskobari i Ballkanit” ka shfaqur disa probleme shëndetësore dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Elbasanit, më pas është transferuar në spitalin e burgut në Tiranë.




Balili ishte pjesë e grupit të të burgosurve që kanë nisur grevë urie në burgun e Peqinit, në regjimin 41Biss pas letrës së dërguar disa ditë më parë liderëve kryesorë të shtetit ku kërkonin ulje të dënimeve.

Po kështu përveç tij, në spital kanë përfunduar edhe Arbjon Aliko dhe Genc Balla. Aliko është kthyer në burg pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.