![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ka përfunduar pa pasoja drama e 61 vjeçarit, ish i persekutuar politik, i cili për rreth 60 minuta kërcënoi se do të hidhej nga një lartësi, duke bërtitur me të madhe se: “Dua lekët e mia”. Pasi është ngjitur në majë të vinçit, ai ka nisur të heqë rrobat. Fill pas kësaj ai ka marrë edhe një flamur kuq e zi, të cilin ka nisur ta valëvis nga lartësia mbi 100 metër.
Pas 1 orë në majë të vinçit, Zhuri ka zbritur nga lartësia, pas negociatave me policinë. Kjo ishte e hera e tretë që Xhemal Zhuri ndërmerrte akte të tilla duke kërcënuar me vetëvrasje. Ish i përndjekuri politik kërkonte të merrte këstin e 6 të dëmshpërblimit të tij. Ai ka tentuar edhe dy herë të tjera të hidhet nga lartësia, (2012 dhe 2015) ku dy vite më parë po nga ky vinç.
Shfaq Komentet (0)