AKTUALITET

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, 58-vjeçari vret me armë gjahu bashkëshorten e më pas veten

19:47 - 18.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Divjakën pasditen e kësaj të shtune. Një 58-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas ka vrarë veten në banesë.




Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa ka vrarë me armë gjahu të shoqen, 45-vjeçaren Fëllënxë Rrasa dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas News24, dyshohet se vrasja ka ndodhur nga një konflikt i çastit por ende nuk ka një sqarim zyrtar nga ana e policisë.

Policia ka shkuar në shtëpinë e tyre ku ka gjetur dhe ka sekuestruar armën e gjahut.

Deri më tani nuk dihen zyrtarisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes teksa policia po punon për të zbardhur dinamikën e vrasjes.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.