AKTUALITET

“Vrasjet dhe përplasjet e bandave janë kthyer në normalitet të kobshëm”, Salianji: Rendi dhe siguria publike në nivel alarmant

18:15 - 17.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervin Salianji, deputeti i PD-së, përmes një statusi në rrjete sociale, thekson se konfliktet me armë, përplasjet e bandave për territor dhe trafiku i drogës, janë kthyer në një realitet për vendin.




Ai nënvizon më tej se rendi dhe siguria publike është në një nivel alarmant dhe frika, ankthi e pasiguria është ajo që mbizotëron.

Postimi i Ervin Salianjit:

Vrasjet e stilit mafioz, trafiku i drogës, emigrantët e paligjshëm, dhuna e përditshme, konfliktet me armë dhe përplasjet e bandave për kontrollin kriminal të territorit janë kthyer në normalitet të kobshëm. Rrallë ka ditë pa mungesa të ngjarjeve të rënda kriminale, aq sa lajm pêrben mungesa e ngjarjeve tashmë!
Bashkëpunimi me krimin dhe bandat për të siguruar vota për rilindjen po jep efektet qartë në kontrollin e territorrit që e ka mafia në zotërim dhe jo qeveria! Rendi dhe siguria publike në nivel alarmant, pasiguria, frika dhe ankthi mbizotëron!

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.