![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 26-vjeçar përfundoi në pranga ndërsa dy shokët e tij me të cilët kryenin vjedhje dhe ishin kthyer në “tmerrin” e zonës së Kamzës janë në arrati.
Policia e Tiranës bën me dije se Komisariati i Policisë Nr. 5 organizoi operacionin e koduar “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
“Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Valias”.
Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje biznesesh në zonën e Kamzës.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:
* Më datë 10.01.2022, në Laknas, Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur dy televizorë, një shumë parash dhe sasi pijesh alkoolike, në lokalin në pronësi të shtetasit I. Ç.;
* Më datë 01.02.2022, në rrugën “Berisha” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në marketin me menaxhere shtetasen B. G., 32 vjeçe;
* Më datë 03.02.2022, në rrugën “Demokracia” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit B. K.;
* Më datë 04.02.2022, në lagjen nr. 5, në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në laboratorin mjekësor me menaxher shtetasin G. D., 36 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të tjera të vjedhura”, tha policia.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.