![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me banorët e kryeqytetit George Sorosin e konsideroi si një armik të egër të Shqipërisë, ndërsa tha se një nga aktet e para që do ndërmarrë kur të vijë në pushter do jetë shpallja non-grata e tij dhe të djalit Aleks Soros.
“Ka një problem për Sorosin, ka një polemikë në SHBA. Guvernatori i Floridas i ka shpallur luftë se po shkatërron Amerikën, ai nuk po e shkatërron por po e dëmton ndaj dhe u kam bërë thirrje shiqptarëve të mos votojnë për kandidatët e financuar nga Sorosi në SHBA. Një nga aktet e para do jetë dyllosja e shoqatës së kapur dhe shpallja non-grata e Sorosit dhe të birit. Ne u qendrojmë vlerave që u besojmë, konservatorizmit dhe traditës. Ai është një armik i egër i Shqipërisë. Programi për rninë do jetë në qendër, nuk ka mëdyshje këtu, beteja jonë është të bindim rininë se Shqipëria është vend i bekuar ku mund të ndërtojnë të ardhmen”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati ka bërë thirrje edhe më parë ndaj shqiptarëve në Amerikë të mos e votojnë politikën e financuar nga Soros.
Gjatë fjalës së tij në publik Berisha e ka përmendur vazhdimisht se pas shpalljes së tij non grata nga SHBA qëndron lobimi i Soros dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas tij kanë hartuar dokumente të pavërteta duke thënë se ai është i pastër dhe madje ka shkuar më tej duke sfiduar hapur DASH, ku i ka kërkuar të bëjë publike provat në ngarkim të tij.
Sipas tij, nuk ka asnjë provë që të implikojë Berishën në akuzat e listuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit.