Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa është arrestuar në Shijak 44-vjeçari.
Rudin Çalliku, banues në Xhafzotaj Durrës u arrestua nga policia pasi është dënuar nga drejtësia italiane me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ” Shfrytëzim prostitucioni” më 12 nëntor të 2004.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e djeshme kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
- Rudin Çalliku 44 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.
Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venezia Itali me Vendimin Nr.
116/2002REG.Gl,datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal italian.
Maksimumi i dënimit është 24 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.