AKTUALITET

Video/ Momenti kur Emiljano Shullazi shoqërohet “i blinduar” në spital

10:55 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Emiljano Shullazi është shtruar ditën e sotme në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Teksa gjyqi ndaj tij është shtyrë plot 14 herë, personazhi i njohur për botën e krimit është paraqitur përsëri sot në spital, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.  “News24” ka siguruar pamjet e transportimit të Shullazit në spital nën masa të rrepta sigurie. Furgonë të shumtë policie kanë shoqëruar Shullazin për në spital ku do të qëndrojë disa ditë i shtruar, pas disa problemeve me aparatin tretës.

Shullazi është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për të përfituar pasuri. Seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë plot 14 herë pasi vetë avokati i Shullazit ka deklaruar se klienti nuk ka mundësi të vijë në gjyq për shkaqe shëndetësore. Biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat sipas tij i janë marrë nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.