BOTA

Raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme në Francë, çfarë pritet të ndodh nëse partia e Macron humbet

20:08 - 30.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët në të gjithë Francën shkuan sot në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme, të thirrura papritur nga Emmanuel Macron pasi aleatët e tij performuan dobët në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, ndërsa e djathta ekstreme fitoi më shumë vota.




Por, kushdo që fiton, Macron ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen si president. Në një letër drejtuar francezëve të botuar një javë më parë, ai tha se do të qëndronte deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2027.

Megjithatë, nëse partia e tij humbet dhe fiton ose Tubimi Kombëtar ose Fronti i Ri Popullor, kjo lë gati tre vjet “bashkëjetesë”, ose ndarje pushteti, që do të thotë se presidenti i një partie kryeson shtetin dhe një parti tjetër drejton qeverinë.

Ka ndodhur edhe më parë, me politikën e brendshme në duart e kryeministrit dhe politikën e jashtme dhe të mbrojtjes në duart e presidentit.

Nëse nuk ka shumicë absolute, i cili parashikohet si një skenar i mundshëm, presidenti do të duhet të negociojë me lojtarë të tjerë për të krijuar një qeveri dhe për të zgjedhur një kryeministër.

Sipas BBC, një hap i tillë do ta linte qeverinë në një pozicion të lëkundur dhe mund të mos mbijetojë gjatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.