BLUETOOTH

Bieta Sulo, shtatzënë për herë të dytë? Flet moderatorja

13:29 - 24.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Bieta Sulo ka shprehur hapur në studion e saj “Ftesë në 5” dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë. Në një bisedë me të ftuarat në studio rreth fëmijëve, moderatorja nuk ka nguruar të pyesë publikun, nëse duhet të nisë një fëmijë të dytë. Publiku kanë pohuar një zëri që Bieta duhet t’ia bëjë Kroit një motër dhe mesa duket kjo qenka në planet e afërta të moderatores. “U dashka dhe vajza! Ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet çfarë sjell”, – është shprehur moderatorja Bieta Sulo. Alban Dudushi është baba i një vajze nga martesa e parë, me të cilën moderatorja Bieta Sulo ka një marrëdhënie shumë të mirë. Së bashku me Dudushin ata kanë një djalë, Kroi Art dhe nuk është habi që të jenë duke planifikuar një fëmijë të dytë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.