SPORT

Ronaldo nuk e kursen veten as në ditët e izolimit/ Futbollisti blen ‘bishën’ 9.5 milion euro

18:07 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cristiano Ronaldo duket se nuk po e kalon kohën bosh në këto ditë izolimi. Ylli i Juventusit është në karantinë në shtëpinë e tij në Portugali dhe ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë super luksoze. “Bild” shkruan se portugezi ka blerë një makinë mjaft të shtrenjtë.




Bëhet fjalë për një makinë të tipit “Bugatti Centodieci”, që do të prodhohet vitin e ardhshëm vetëm me 10 ekzemplarë.Vlera e kësaj makine besohet të jetë rreth 9.5 milionë euro dhe do t’i dorëzohet pronarëve të rinj vetëm në vitin 2021.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.